Crna Gora (Montenegro)
Contract

Pyetjet më të shpeshta

Teknologjia aquaclean është një trajtim revolucionar që bën të mundur pastrimin e njollave thjesht duke përdorur pak ujë. Kështu, arrijmë një mirëmbajtje shumë të lehtë brenda një kohe të shkurtër.

Për qetësinë tënde, pëlhurat Aquaclean ofrojnë një garanci të dyfishtë higjene nga fabrika në shtëpinë tënde:

Nga një anë, komponenti SAFE FRONT mbron në mënyrë standarte kundër viruseve dhe bakterieve dhe zvogëlon në mënyrë efikase aktivitetin e tyre. Nga ana tjetër, komponenti AQUACLEAN kufizon futjen e viruseve dhe bakterieve në pëlhurë.

Formula e përbashkët e AQUACLEAN dhe SAFE FRONT® ka rezultuar të jetë shumë efikase pas shumë larjesh* dhe vitesh përdorimi. (*10 cikle larje me lavatriçe janë testuar në 30ºC dhe kanë treguar efektshmërinë e tyre).

Nga viti 1999, të gjitha koleksionet RUSTIKA AQUACLEAN i janë nënshtruar trajtimit me SAFE FRONT® si mburojë.

Po, që prej vitit 2019 të gjitha koleksionet AQUACLEAN kanë marrë trajtimin Safe Front®dhe janë të mbrojtura në mënyrë standarte me të.

Aktualisht, pëlhurat AQUACLEAN / SAFE FRONT® kanë çertifikime në përputhje me normat e mëposhtme ISO:

  • ISO 20743:2013 8.1. Zvogëlon aktivitetin bakterial në 99.99% pas 24 orësh.
  • ISO 18184:2019. Përcakton nivelin e aktivitetit antiviral në produkte tekstile dhe ka treguar efikasitet në mbi 91% ndaj Koronavirusit të Maceve, një virus i kapsuluar shumë i ngjashëm me COVID-19.

Shkarkoni këtu çertifikimet SAFE FRONT: https://www.aquaclean.com/fabric-certificates/safefront

Gjatë proçesit industrial, pëlhurat u nënshtrohen proçeseve të larjes dhe prodhimit përfundimtar në temperatura të larta ku aplikohet Safe Front®. Kjo garanton higjenën e vazhdueshme të produktit që prej daljes nga fabrika, kur shtrohet në divan dhe derisa mbërrin tek konsumatori i fundit.

SAFE FRONT është një barrierë e fuqishme e përhershme kundër agjentëve të jashtëm që aplikohet në mënyrë standarte gjatë proçesit të prodhimit të pëlhurës dhe për këtë arsye në kushte normale s’ka nevojë për dezinfektues apo higjenizues të jashtëm. Në qoftë se doni të mbani divanin të pastër, mund të përdorni një fshesë me korrent me një furçë të butë.

Gjithsesi, e kuptojmë që gjatë krizës shëndetësore për shkak të COVID-19 mund të krijohen rrethana në të cilat nëse do bëni një deznifektim shtesë, do të ishit më të qetë.

Mund të përdorni agjentët e mëposhtëm dezinfektues, duke aplikuar proçedurat si më poshtë:

  • Me alcool (Sistemi i rekomanduar):
    1. Spruconi një solucion me bazë alkooli 70º mbi sipërfaqen e divanit nga një largësi prej 30 cm. Mund t’ju hyjë në punë çdo lloj alkooli për përdorim sanitar.
    2. Më pas, fshijeni divanin me një copë të thatë për të thithur tepricën e solucionit të sprucuar.
    3. Mos lejoni që pëlhura të qullet nga alkooli.

    Vërejtje: Në të dy rastet, fërkojeni sipërfaqen lehtë dhe jo me fort.

  • Sapun me ujë:

    Nuk i japim prioritet kësaj mënyre pastrimi sepse zakonisht ngelen mbetje të thata të sapunit që ndikojnë në ngjyrën dhe pamjen e pëlhurës dhe kjo mund të vijë erë.

    1. Spruconi një solucion me 5% sapun mbi sipërfaqen e divanit nga një largësi prej 30 cm.
    2. Më pas, fshijeni divanin me një copë të lagur për të tretur dhe shmangur mbetjet e sapunit.

    Në të dy rastet, fërkojeni sipërfaqen lehtë dhe jo me fort.

  • Me zbardhues/klor:

    Nuk e këshillojmë këtë metodë sepse është e vështirë të kontrollosh teprinë e përqëndrimit të klorit, ç’ka mund të shkaktojë çngjyrosjen e disa pëlhurave si edhe për faktin se klori lë një erë të fortë karakteristike. Nëse për ndonjë arsye keni përdorur klor, kaloni disa herë një leckë të lagur për të holluar përqëndrimin e klorit, me qëllim evitimin e problemeve të mësipërme.

Bakteriet riprodhohen vazhdimisht. Sidoqoftë, viruset, meqë janë organizma inerte, thjesht depozitohen në të dhe mund të largohen apo aktivizohen pas kontaktit.

SAFE FRONT vepron vazhdimisht mbi ta në dy mënyra:

  • Në rastin e bakterieve kufizon aftësitë e tyre të riprodhimit dhe pakëson popullsinë ekzistuese.
    Çertifikimi ISO 20743:2013 8.1 na u dha pasi vërtetuam një zvogëlim të popullsisë bakteriale në pëlhurat tona në masën 99.9% pasi kaluan 24 orë.
  • Në rastin e viruseve vepron në barrierën lipidike dhe, në kontakt me ujin, lehtëson shpërbërjen e saj.
    Çertifikimi ISO 18184:2019 na u dha pasi vërtetuam një zvogëlim në më shumë se 91% në popullsinë e viruseve pas 2 orësh kontakti të vazhdueshëm me ta.

Aktualisht, COVID19 (SARS-CoV-2) nuk është i disponueshëm për tu testuar. Gjithsesi, SAFE FRONT është testuar kundër një lloji tjetër të së njëjtës familje sipas testit ISO 18184:2019 për përcaktimin e aktivitetit antiviral në produktet tekstile dhe ka provuar një efikasitet në mbi 91% kundër një lloji të ngjashëm koronavirusi (Koronavirusit të maceve).

Nuk realizohen teste të aktivitetit virucid ndaj SARS-CoV-2, që ka shkaktuar alarmin e fundit shëndetësor, sepse organizmat e akredituara për kryerjen e këtyre provave i konsiderojnë të panevojshme për të provuar aktivitetin antiviral.

Një pjesë e komunitetit shkencor beson se e njëjta familje virusi, koronavirusi në rastin tonë, paraqet nje kapsulim të ngjashëm dhe ndjeshmëria e tij ndaj dezinfektuesve si SAFE FRONT, në thelb nuk ndryshon shumë.

Të thuash se një pëlhurë është ANTI-COVID-19 është një pohim shumë i fortë. Mendojmë se këto pohime duhet të mbështeten nga teste po aq të forta dhe për këtë është e nevojshme të testohet me njerëz si në rastin e vaksinave apo ilaçeve dhe të ndiqen proçedurat e nevojshme në përputhje me protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë të çdo vendi.

Për këtë arsye, nuk mund të flasim në asnjë mënyrë për pëlhura ANTI-COVID-19 meqë kjo do t’i bënte njerëzit të besonin se janë të mbrojtur nga infeksionet e kësaj natyre, gjë që ngelet për tu provuar.

Në rastin tonë, mund të pohojmë që SAFE FRONT® parandalon përhapjen dhe shumimin e koronaviruseve të ngjashëm pasi vepron direkt në membranën mbështjellëse të virusit, duke e shkatërruar atë dhe çaktivizuar virusin e duke mbajtur kështu një nivel optimal higjene në divanin tuaj.

Detergjentet (heqësit e njollave) likuid ndalojnë hyrjen e lëngjeve gjatë disa minutave dhe në momentin që lëngu përshkon copën nuk janë me funksionalë. aquaclean technology® përveç se shërben si heqës njollash, shërben edhe për të na lehtësuar pastrimin dhe bën që njollat te kalojnë nga copa ne ujë me lehtë, duke minimizuar proçesin e pastrimit.

Heqësit e njollave likuide janë efektivë gjatë kohës që njolla është në sipërfaqe dhe nuk ka përshkuar akoma copën. aquaclean vazhdon të veprojë edhe kur njolla ka përshkuar copën duke na lehtësuar heqjen e saj.

Për momentin nuk është e mundur. Vetëm një sër copash sigurojnë aquaclean sepse duhet vënë gjatë proçesit industrial dhe duke pasur parasysh gjithë zhvillimin e produktit tekstil.

Copat me aquaclean technology® kanë çertifikatë nga Oeko-Tex®, që garantizon mungesën e substancave të dëmshme tek copat dhe një fabrikim që respekton medio ambientin.

Tradicionalisht është përdorur kjo mënyrë për të shmangur njollat e gëlqeres, për të nxjerrë në pah ngjyrat dhe për t'i dhenë më butësi copës. Uthulla nuk ndikon në trajtimin aquaclean, gjithsesi aktualisht pjesa më e madhe e zbutësve përmbajnë anti-gëlqere dhe një aromë më të këndshme.

aquaclean mund të lahet në makinë larëse, megjithatë kontrollo etiketën e produktit për të bërë një larje të saktë sepse fibrat e ndryshme tekstile kanë nevojë për lloje larjesh me temperaturë specifike, lloje të ndryshme hekurosjeje, etj.

Mund të pyesni për copa aquaclean në dyqanin tuaj të besuar. Në këtë faqe ka lokalizues dyqanesh.

Mund ta bëni nëpërmjet seksionit “Kontakt” të kësaj faqeje.

Bëhet fjalë për një efekt fizik që ka të bëjë me tensionin sipërfaqësor të lëngut. Kjo nuk ndikon në aquaclean technology®, i cili mbart vetitë e tij si lehtësues pastrimi.

aquaclean technology® është efektiv pavarësisht nga koha e njollës mbi copë.

aquaclean technology® është një lehtësues pastrimi: pjesa më e madhe e njollave mund të hiqen duke përdorur thjesht ujë pa pasur nevojë të shtohet asgjë tjetër. Megjithatë, nëse shtoni pak sapun neutro do ju kushtoje më pak përpjekje për të hequr plotësisht njollën.

aquaclean nuk rekomandon alkool dhe asnjë lloj tjetër holluesi për pastrimin e copave. Alkooli dhe hollues të tjerë degradojnë fibrat dhe përbërësit e tjerë, duke ndikuar negativisht mbi mobiljen tuaj të veshur.

Ndërkohë ju jeni duke i pastruar njollat dhe nuk keni nevojë të fusni këllëfët ne makinë larëse po rrisni jetëzgjatjen e copës së divanit tuaj.

Aktualisht nuk ka pasur asnjë lloji njolle shtëpiake që të ketë mundur të rezistoje. Salca, bojë këpucësh, lëngje të ftohta dhe të ngrohta, pije me gaz, ëmbëlsira... aquaclean ka kaluar me sukses provat e laboratorit, përfshirë njolla ekstreme si shënuesit me ngjyra permanente. Gjithsesi në këto raste ekstreme ndonjëherë është e nevojshme të përdorim një pikë sapuni të holluar në ujë ose të fërkojmë njollën me një sapun duarsh duke e hequr më tej me ujë.

Është e mundur. Nëse nuk gjeni copa aquaclean ne dyqanin tuaj të besuar mund të kërkoni në lokalizuesin tonë.

Copat që vazhdojmë të prodhojmë mund t'i gjeni ne katallogjet tonë dhe në faqen tonë të internetit. Nëse ndonjë copë nuk shfaqet kjo ndodh sepse është hequr nga katallogu dhe si rrjedhojë nuk prodhohet më. Gjithsesi, mund të lidheni me dyqanin tuaj te mobiljeve dhe ata do të këshillohen me furnizuesin e copave.

Është shumë e zakonshme që divani të përballojë njolla të çfarëdo lloji, dhe për më tepër me fëmijë dhe kafshë shtëpiakë në shtëpi. Për të qënë më e qetë të prezantojmë GALERINË E NJOLLAVE, një hapësirë me video të pasqyruara pastrimi me lloje të ndryshme njollash. Duke filluar me verë, bojë, heqje gjaku, qumësht apo pije freskuese, këto video do të ndihmojnë të përballesh me cfarëdolloj njolle të rastit të jetës së përditshme, gjithmonë nëse përdorni Teknologjinë tonë rinovuese Aquaclean®.

A ka më shumë dyshime që duhet të qartësoni?
kontakt
Lajmërim ligjor | Rregullorja e konfidencialitetit | Rregullorja e Cookies | Developers
© 2024 | Aquaclean© | Të gjitha të drejtat e rezervuara.