Republika Srbija (Serbia)
Contract
aquacleansafefront

I pastër nga jashtë,
i pastër nga brenda.


Shijoje divanin tënd

Ka aq shumë mënyra për ta shijuar një divan sa lloje njerëzish ka në botë. Për këtë arsye, para më shumë se 50 vjetësh vendosëm të krijonim pëlhura që të ishin të përgatitura për pothuajse çdo gjë. Madje edhe për gjëra të panjohura.

Në faqet në vazhdim do gjeni një material udhëzues dhe informues shumë të thjeshtë mbi pëlhurat tona, teknologjinë, mirëmbajtjen dhe cilësi të tjera të rëndësishme.Sepse për ne, ta shijosh divanin pa u shqetësuar për asgjë do të thotë… pikërisht këtë.


Shijo.
Divanin tënd.
Pa u shqetësuar.
Për asgjë.
hands

Pëlhurat aquaclean

Si më mbron aquaclean nga viruset and bakteriet?

Për qetësinë tënde, pëlhurat Aquaclean ofrojnë një garanci të dyfishtë higjene nga fabrika në shtëpinë tënde:

Nga një anë, komponenti SAFE FRONT® mbron në mënyrë standarte kundër viruseve dhe bakterieve dhe zvogëlon në mënyrë efikase aktivitetin e tyre. Nga ana tjetër, komponenti AQUACLEAN kufizon futjen e viruseve dhe bakterieve në pëlhurë.

Formula e përbashkët e AQUACLEAN dhe SAFE FRONT® ka rezultuar të jetë shumë efikase pas shumë larjesh* dhe vitesh përdorimi.

Përbërësi aktiv i Safefront është një biocid i bazuar në DTSACl CAS 27668-52-6

*10 cikle larje me lavatriçe janë testuar në 30ºC dhe kanë treguar efektshmërinë e tyre

Është divani im i mbrojtur me Safe Front®?

Po, që prej vitit 2019 të gjitha koleksionet AQUACLEAN kanë marrë trajtimin Safe Front®dhe janë të mbrojtura në mënyrë standarte me të. Nga viti 1999, të gjitha koleksionet RUSTIKA AQUACLEAN i janë nënshtruar trajtimit me SAFE FRONT® si mburojë.

Çfarë lloj çertifikimesh ka?

Aktualisht, pëlhurat AQUACLEAN / SAFE FRONT® kanë çertifikime në përputhje me normat e mëposhtme ISO:


ISO 20743:2013 8.1

Zvogëlon aktivitetin bakterial në 99.99% pas 24 orësh.


ISO 18184:2019

Përcakton nivelin e aktivitetit antiviral në produkte tekstile dhe ka treguar efikasitet në mbi 91% ndaj Koronavirusit të Maceve, një virus i kapsuluar shumë i ngjashëm me COVID-19.


Mund të shkarkoni çertifikimet këtu.

Pastrimi, mirëmbajtja dhe dezinfektimi i pëlhurave aquaclean

A dezinfektohen topat me pëlhura para se të dërgohen?

Gjatë proçesit industrial, pëlhurat u nënshtrohen proçeseve të larjes dhe prodhimit përfundimtar në temperatura të larta ku aplikohet Safe Front®. Kjo garanton higjenën e vazhdueshme të produktit që prej daljes nga fabrika, kur shtrohet në divan dhe derisa mbërrin tek konsumatori i fundit.

Ka nevojë ta dezinfektoj divanin tim me aquaclean?

Safe Front® është një barrierë e fuqishme e përhershme kundër agjentëve të jashtëm që aplikohet në mënyrë standarte gjatë proçesit të prodhimit të pëlhurës dhe për këtë arsye në kushte normale s’ka nevojë për dezinfektues apo higjenizues të jashtëm. Në qoftë se doni të mbani divanin të pastër, mund të përdorni një fshesë me korrent me një furçë të butë.

Gjithsesi, e kuptojmë që gjatë krizës shëndetësore për shkak të COVID-19 mund të krijohen rrethana në të cilat nëse do bëni një deznifektim shtesë, do të ishit më të qetë.

Çfarë agjentë dezinfektues mund të përdor në divan?

Mund të përdorni agjentët e mëposhtëm dezinfektues, duke aplikuar proçedurat si më poshtë:

alcohol

Alkool

Sistemi i rekomanduar

  1. Spruconi një solucion me bazë alkooli 70º mbi sipërfaqen e divanit nga një largësi prej 30 cm. Mund t’ju hyjë në punë çdo lloj alkooli për përdorim sanitar.
  2. Më pas, fshijeni divanin me një copë të thatë për të thithur tepricën e solucionit të sprucuar.
  3. Mos lejoni që pëlhura të qullet nga alkooli.

Vërejtje: Në të dy rastet, fërkojeni sipërfaqen lehtë dhe jo me fort.

jabón

Sapun me ujë

NUK REKOMANDOHET

  1. Spruconi një solucion me 5% sapun mbi sipërfaqen e divanit nga një largësi prej 30 cm.
  2. Më pas, fshijeni divanin me një copë të lagur për të tretur dhe shmangur mbetjet e sapunit.

Nuk i japim prioritet kësaj mënyre pastrimi sepse zakonisht ngelen mbetje të thata të sapunit që ndikojnë në ngjyrën dhe pamjen e pëlhurës dhe kjo mund të vijë erë.

Në të dy rastet, fërkojeni sipërfaqen lehtë dhe jo me fort.

lejía

Zbardhues/Klor

NUK REKOMANDOHET

Nuk e këshillojmë këtë metodë sepse është e vështirë të kontrollosh teprinë e përqëndrimit të klorit, ç’ka mund të shkaktojë çngjyrosjen e disa pëlhurave si edhe për faktin se klori lë një erë të fortë karakteristike. Nëse për ndonjë arsye keni përdorur klor, kaloni disa herë një leckë të lagur për të holluar përqëndrimin e klorit, me qëllim evitimin e problemeve të mësipërme.

dog sofa

Viruset dhe bakteriet


Për sa kohë zhduken viruset dhe bakteriet nga divani im?

Bakteriet riprodhohen vazhdimisht. Sidoqoftë, viruset, meqë janë organizma inerte, thjesht depozitohen në të dhe mund të largohen apo aktivizohen pas kontaktit.

Safe Front® vepron vazhdimisht mbi ta në dy mënyra:

bacteria BAKTERIET


Në rastin e bakterieve kufizon aftësitë e tyre të riprodhimit dhe pakëson popullsinë ekzistuese.

Çertifikimi ISO 20743:2013 8.1 na u dha pasi vërtetuam një zvogëlim të popullsisë bakteriale në pëlhurat tona në masën 99.9% pasi kaluan 24 orë.

bacteria VIRUSET


Në rastin e viruseve vepron në barrierën lipidike dhe, në kontakt me ujin, lehtëson shpërbërjen e saj.

Çertifikimi ISO 18184:2019 na u dha pasi vërtetuam një zvogëlim në më shumë se 91% në popullsinë e viruseve pas 2 orësh kontakti të vazhdueshëm me ta.

Është Safe Front® efektiv kundër COVID-19?

Aktualisht, COVID19 (SARS-CoV-2) nuk është i disponueshëm për tu testuar. Gjithsesi, SAFE FRONT® është testuar kundër një lloji tjetër të së njëjtës familje sipas testit ISO 18184: 2019 për përcaktimin e aktivitetit antiviral në produktet tekstile dhe ka provuar një efikasitet në mbi 91% kundër një lloji të ngjashëm koronavirusi (Koronavirusit të maceve).

Nuk realizohen teste të aktivitetit virucid ndaj SARS-CoV-2, që ka shkaktuar alarmin e fundit shëndetësor, sepse organizmat e akredituara për kryerjen e këtyre provave i konsiderojnë të panevojshme për të provuar aktivitetin antiviral.

Një pjesë e komunitetit shkencor beson se e njëjta familje virusi, koronavirusi në rastin tonë, paraqet nje kapsulim të ngjashëm dhe ndjeshmëria e tij ndaj dezinfektuesve si Safe Front®, në thelb nuk ndryshon shumë.

A ka ndonjë pëlhurë ANTI-COVID19?

Të thuash se një pëlhurë është ANTI-COVID-19 është një pohim shumë i fortë. Mendojmë se këto pohime duhet të mbështeten nga teste po aq të forta dhe për këtë është e nevojshme të testohet me njerëz si në rastin e vaksinave apo ilaçeve dhe të ndiqen proçedurat e nevojshme në përputhje me protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë të çdo vendi.

Për këtë arsye, nuk mund të flasim në asnjë mënyrë për pëlhura ANTI-COVID-19 meqë kjo do t’i bënte njerëzit të besonin se janë të mbrojtur nga infeksionet e kësaj natyre, gjë që ngelet për tu provuar.

Në rastin tonë, mund të pohojmë që SAFE FRONT® parandalon përhapjen dhe shumimin e koronaviruseve të ngjashëm pasi vepron direkt në membranën mbështjellëse të virusit, duke e shkatërruar atë dhe çaktivizuar virusin e duke mbajtur kështu një nivel optimal higjene në divanin tuaj.

safefront
aquacleansafefront
Lajmërim ligjor | Rregullorja e konfidencialitetit | Rregullorja e Cookies | Developers
© 2024 | Aquaclean© | Të gjitha të drejtat e rezervuara.